image MAShTI ndan 100 mijë euro për studentët kosovarë që janë pranuar në universitete botërore

Arsim

MAShTI ndan 100 mijë euro për studentët kosovarë që janë pranuar në universitete botërore

news image

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur thirrje publike për të mbështetur financiarisht studentët e pranuar në universitete të ndryshme në botë, raporton Gazeta Sinjali.

“Kjo thirrje synon ta mbështesë shkollimin e studentëve të dalluar, të cilët pranohen në universitete të ndryshme në botë në fushat specifike të studimit”, thuhet në njoftimin e MAShTI-t.

Kjo ministri bën të ditur se të drejtë aplikimi për të përfituar nga kjo mbështetje kanë studentët të cilët janë pranuar për të vijuar studimet (baçelor, master dhe doktoratë) dhe që këto studime do t’i vijojnë me prezencë fizike.

Ministria e Arsimit njofton se ka ndarë 100 mijë euro për këtë thirrje, derisa shuma maksimale për studentë do të jetë 8 mijë e 500 euro.

“Mbështetja financiare ofrohet për shpenzimet e studimeve bazuar në dëshmitë e paraqitura për nevojën e mbështetjes financiare. Totali i shumës në dispozicion që do të ndahet për këtë thirrje është 100 mijë euro ndërsa shuma maksimale e mbështetjes për student/e është 8.500 euro”, thuhet në njoftim.

MASHTI fton të gjithë studentët e interesuar të cilët janë pranuar në universitete të ndryshme në botë që të aplikojnë në këtë thirrje./Gazeta Sinjali/