Lisandro Martinez është afër transferimit te Manchester United.
Mbrojtësi i Ajaxit po kërkon me çdo kusht kalimin në Premierligë, dhe Ajax pas një rezistence duket se do ta lëshojë argjentinasin.
Siç raporton Fabrizio Romano, drejtuesit e Manchester United aktualisht ndodhen në Amsterdam për t’u takuar me Ajaxin në përpjekje për të nënshkrur marrëveshjen me Lisandro Martínez.
Sipas Romanos, kushtet personale tashmë janë të dakorduara me qendërmbrojtësin argjentinas.
Manchester United kishte një ofertë prej 50 milion eurosh [përfshirë shtesat] e refuzuar javën e kaluar, por Ajax tani është e hapur për të shitur atë.