Reperët e njohur, Loredana dhe Don Xhon për herë të parë kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor, shkruan Gazeta Sinjali.
Loredana dhe Don Xhon kanë paralajmëruar se nesër do të sjellin këngën e re, bashkëpunim mes tyre.
Pas paralajmërimeve për këtë projekt mes tyre, ata besojnë se kjo këngë do të jetë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi ka qenë Don Xhon ai i cili ka bërë një paralajmërim me një shkrim mbi të në InstaStory.
“Nesër 23:59. Nc nc nc marre po më vjen çka kena me ju bo”, ka shkruar ai.
Xhirimet e klipit u raportua se janë xhiruar në Kosovë, derisa ditë më parë iu ndërprenë nga policia për shkak të një zone që nuk lejohej të bllokohet. /GazetaSinjali/