Sadio Mane raportohet se ka arritur marrëveshje me Bayernin për të kaluar tek gjiganti gjerman.
Mane do të largohet nga Liverpooli këtë verë, dhe Bayerni duket destinacioni më i mundshëm i tij.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporon se Mane ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Bayernin për kushtet personale.
Ai është pajtuar për një kontratë tre-vjeçare, ndërkohë që bisedimet do të hyjnë në fazën përfundimtare me Liverpoolin.
Bayerni pritet të bëjë një ofertë të re dhe Liverpool janë të vetëdijshëm për vendimin e Manes, pasi lojtari e dëshiron vetëm Bayernin.