image Manchesteri njofton për lëndimin e Varane: Do mungojë disa javë

Futboll

Manchesteri njofton për lëndimin e Varane: Do mungojë disa javë

news image

Manchester United ka konfirmuar lëndimin e Raphael Varane, transmeton Sinjali Sport.

Mbrojtësi i djajve të kuq u lëndua me Francën në finale të Ligës së Kombeve, kundër Spanjës, ku u detyrua të zëvendësohej.

E sot, skuadra angleze njoftoi se francezi do të mungojë për disa javë.

“Varane ka pësuar një lëndim në muskuj dhe duhet të trajtohet nga stafi mjekësor i klubit. Ai do jetë jashtë për disa javë”, thuhet në komunikatën e skuadrës angleze.

Manchesteri, po vuan me lëndimet e futbollistëve, ku përpos Varane, për ndeshjen e ardhshme pritet të mungojë edhe partneri i tij në mbrojtje, Harry Maguire. /Gazeta Sinjali Sporti/