Manchester United pësoi humbje në ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve nga Young Boys, raporton Sinjali Sport.
Pasi pësoi disfatë 2-1 në përballjen e parë, djajtë e kuq kërkuan vetëm fitoren ndaj Villarrealit.
Anglezët fituan me përmbysje ndaj spanjollëve, me rezultat përfundimtar 2-1.
Nëndetësja e verdhë kaloi në avantazh me golin e Paco Alcacer, pas një super aksioni të ndërtuar.
Mirëpo, kjo ishte e tëra nga mysafirët, pasi Alex Telles me një volle bombastike, të asistuar nga Bruno Fernandes, barazoi ballafaqimin.
Një minutë para se të mbyllej ndeshje, kur të gjithë menduan se do kryhej baras, ashtu nuk mendoi Cristiano Ronaldo, i cili ia solli fitoren ekipit.
Kjo fitore e djajve të kuq e ngrit në pozitën e tretë me tre pikë, kurse Villarreali me një pikë zbret në pozitën e fundit. /Gazeta Sinjali Sporti/