image Manchester United synon të bëjë revolucion në ekip

Futboll

Futboll/ Manchester United synon të bëjë revolucion në ekip

news image

Covid-19 me sa duket nuk ka prekur shumë financat e Man.United pasi “djajtë e kuq” janë duke projektuar një revolucion të vërtetë gjatë merkatos së verës, apo kur do që ajo të hapet.

Drejtuesit e klubit kanë përpiluar një listë të gjatë dëshirash ku gjejmë emra të bujshëm, një projekt shumë ambicioz që kërkon të rikthej Man.United në majën e Premier League dhe në majën e europës. Nga emrat më joshës mund të veçojmë Harry Kane, Jack Grealish, James Maddison apo Sancho, Havertz dhe Koulibaly. Merkato e verës shihet si shpëtimi i vetëm për Man.United, sigurisht janë ende në garë në Europa League dhe FA Cup por në Premier League kanë hasur shumë vështirësi, nuk fitojnë një titull kampion që nga 2013.

Emri i parë, objektivi më i rëndësishëm, është Harry Kane. Kapiteni i përfaqësueses së Anglisë ka lënë të hapur mundësinë për tu larguar nga Tottenham, United do të provoj deri në fund për ta transferuar në “Old Traford”. Sigurisht nuk do të jetë aspak e lehtë, kosto e këtij transferimi shkon deri në 200 milion euro. Një tjetër çështje që kërkon zgjidhje në shtëpinë e “djajve të kuq” është edhe ajo e Paul Pogba.

Është thuajse e pamundur që United ta mbaj më gjatë francezin në skuadër, në këto kushte nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të gjejnë një zëvendësues. Për këtë arsye, sipas “The Sun”, United po përgatit terrenin për të transferuar Jandon Sancho. Nuk është gjetur ende akordi me B.Dortmund dhe me lojtarin por flitet për një ofertë prej 130 milion euro. Duke qëndruar në Bundesligë, Kai Havertz, ylli i Bayern Leverkusen, është emri tjetër ku United ka kthyer vështrimin, një talent 20-vjeçar që këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 8 asist. Problemi i vetëm është vlera e tij, Leverkusen kërkon 100 milion euro.