Man Utd po e përgatit ofertën finale për Raphael Varanen, transmeton Sinjali Sport.
“Djajtë e Kuq” duket se janë të vendosur për ta transferuar qendërmbrojtësin e Realit, të cilin e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini
Manchester United është duke e përgatitur ofertën finale për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane. Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mail”.
Futbollisti francez është i uritur për ta provuar një eksperience të re. Dhe, sfida e tij e radhës mund të jetë pikërisht Premierliga. Për këtë arsye, përfaqësuesi francez nuk e ka pranuar ende ofertën e Realit për vazhdimin e kontratës.
“Loc Blancos” mund ta shesin lojtarin qysh këtë verë, pasi në vitin 2022 ai mund të bëhet lojtar i lirë. Kurse, klubi nga “Old Trafford” ia ofron atij një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2026. /Gazeta Sinjali Sporti/