Aston Villa ka barazuar me Manchester United në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra nga Birminghami ishte nikoqire e “Djajve të Kuq” në “Villa Park”, duel që përfundoi pa fitues me rezultat 2-2.
Mysafirët e nisën për mrekulli duke shënuar të parët dy herë me anë të Bruno Ferndanes.
Megjithatë, inkuadrimi i Philippe Coutinhos ndryshoi gjithçka, pasi braziliani në debutim arriti që të asistoj dhe shënoj duke mos lejuar të humbasë ekipi i tij.
Djajtë kanë 32 pikë në pozitën e shtatë, kurse Aston Villa ka 22 pikë në pozitën e 13-të. /Gazeta Sinjali Sporti/