Manchester United është duke konsideruar seriozisht shkarkimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, pas humbjes turpëruese nga Liverpool.
Sipas mediumit lokal “Manchester Evening News“, “Djajtë e Kuq” synojnë largimin e 48-vjeçarit para ndeshjes së radhës ndaj Tottenham.
Klubi ende nuk ka komentuar pozitën e Solskjaer pavarësisht paraqitjes së dobët në vikend në “Old Trafford”.
Lojtarët dje qëndruan shumë në fushë, shkaku i humbjes turpëruese, ku për herë të parë në histori pranuan katër gola në pjesën e parë.
Man United ka humbur pesë nga nëntë ndeshjet e fundit, derisa ka shënuar katër fitore radhazi. /Gazeta Sinjali Sporti/