Manchester United i është rikthyer fitoreve pas barazimit në javën e kaluar, shkruan Sinjali Sport.
Djajtë e kuq mposhtën me shumë vështirësi Wolverhamptonin me rezultat minimal 0-1.
Heroi i Solskjaerit ishte talenti anglez, Mason Greenwood, i cili realizoi një gol të bukur pas asistimit të Raphael Varane.
Me këtë fitore mysafirët arrijnë në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa vendasit ende janë duke kërkuar pikët e para.
Xhiron e ardhshme pritet të debutojë Cristiano Ronaldo për Manchesterin. /Gazeta Sinjali Sporti/