Manchester United ka mposhtur Aston Villan me rezultat 1-3, në kuadër të javës së 35-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Djajtë e kuq ishin në disavantazh në pjesë të parë me rezultat 1-0, mirëpo në pjesë të dytë shpejt përmbysën rezultatin në 1-2 dhe më pas në fund realizuan edhe golin e tretë.
Skuadra e Solskjaer e riktheu në avantazh rezultatin pas golave të Bruno Fernandes, Mason Greenwood dhe Edinson Cavanit.
Golin për vendasit e realizoi Bertrand Traore.
Me këtë fitore Man Utd mbetet në pozitë të dytë, mirëpo i afrohet në dhjetë pikë rivalit nga qyteti Man City.
Aston Villa mbetet në vendin e 11-të me 48 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/