Villarreali ishte nikoqir i Manchester United në ndeshjen e pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton Sinjali Sport.
‘Nëndetësja e verdhë’ u mposhtë nga ‘Djajtë e kuq’ me rezultat 0-2.
Cristiano Ronaldo në minutën e 78-të dhe Jadon Sancho në të 90-ën minutë i realizuan golat e fitores.
Manchesteri me këtë fitore arrijnë në kuotën e 10 pikëve, ku e siguroi kualifikimin për në fazën tjetër, kurse me 7 pikë mbesin në vendin e dytë, vendasit.
Van de Beek, Telles, Martial, ishin disa nga ndryshimet e mëdha që i ka bërë Carrick, duke startuar me ta nga sot, por duke i zëvendësuar në pjesë të dytë. /Gazeta Sinjali Sporti/