Manchester United sot filloi aventurën e re në Premierligë, raporton Sinjali Sport.
“Djajtë e kuq” janë nikoqir të Leeds United në xhiron e parë të elitës së futbollit anglez.
Skuadra e Solskjaer e “shkatërroi” rivalin me rezultat të thellë 5-1.
Bruno Fernandes me hat-trick, Greenwood dhe Fred me nga një e mbyllën këtë duel.
E veçantë ishte edhe paraqitja e Paul Pogbas, që asistoi katër herë tek bashkëlojtarët.
Për mysafirët, mbrojtësi Ayling realizoi golin e nderit, e që ishte më i bukuri.
Në këtë takim në min e 75-të hyri futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit, Jadon Sancho, që e bëri debutimin.
Ndërsa transferimi i ri, Raphael Varane u prezantua para publikut.
Ky takim u zhvillua në “Old Trafford”. /GazetaSinjaliSporti/