Manchester United dhe Fulham luajtën ndaj njëra tjetrës në kuadër të xhiros së 37-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Ky duel përfundoi pa fitues me rezultat 1-1.
Edinson Cavani shënoi golin e vetëm për “djajtë e kuq”, kurse për mysafirët Joe Bryan barazoi rezultatin, duke i ndarë pikët.
Ky barazim për të dy skuadrat nuk ka ndryshuar vendosje në renditjen tabelore, duke mbetur në ato pozitat që e filluan lojën.
Për herë të parë Manchester United kishin tifozë në tribuna qysh pas përhapjes së pandemisë, me mbi 10 mijë spektatorë që ishin prezent sot në “Teatrin e Ëndrrave””. /Gazeta Sinjali Sporti/