Manchester City ka vazhduar me formën e mirë në Premier Ligë, duke regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi, shkruan Sporti në Sinjali.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka shënuar fitore si vendase ndaj Brighton Hove & Albion.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Etihad Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Phil Foden në minutën e 44-të.
Manchester City tani ka 32 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, kurse Brightoni mbetet në pozitën e 17-të me 14 pikë. /Sporti në Sinjali/.