image Manchester City triumfon ndaj Watfordit, bëhet lideri i ri i Premierligës

Futboll

Manchester City triumfon ndaj Watfordit, bëhet lideri i ri i Premierligës

news image

Manchester City mposhti në vizitë Watfordin në javën e 15-të në elitën angleze, shkruan Sinjali Sport.

Citizens triumfuan pa problem në stadiumin ‘Vicarage Road’, me rezultat 1:3.

Sterling me një gol dhe Bernardo Silva me dy gola të bukur, ia arkëtuan tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës.

Juan Hernandez e realizoi golin e nderit te vendasit.

Skuadra e Guardiolës me fitore rrëmben kreun e Premierligës me 36 pikë, pasi Chelsea humbi sot.

Watfordi në anën tjetër ka 13 pikë në pozitën e 17-të. /Gazeta Sinjali Sporti/