image Manchester City triumfon ndaj Leeds, rikthehet në pozitën e dytë

Futboll

Manchester City triumfon ndaj Leeds, rikthehet në pozitën e dytë

news image

Manchester City ka shënuar fitore komode në udhëtim te Leeds United për të rimarrë pozitën e dytë në tabelë.

“Qytetarët” kanë dominuar plotësisht në derbin ndaj Leeds, duke fituar në fund me rezultat 1:3.

Sulmuesi Erling Haaland kishte dy mundësi të mira në fillimin e ndeshjes, por portieri vendas arriti t’i ndalë pa problem.

Ishte mesfushori Rodri që u gjend në vendin e duhur për të shënuar nga afërsia dhe dhënë epërsinë e Man Cityt në përfundimin e pjesës së parë (45+1′).

Gjatë pjesës së dytë, sulmuesi Jack Grealish arriti ta rrëmbejë një top në mbrojtje dhe asistoi për Erling Haaland, i cili nuk e kishte problem të shënonte nga afërsia (52′).

Vetëm 13 minuta më vonë, dyshja bashkëpunuan sërish me Grealish që asistoi prapë për norvegjezin, i cili e konkretizoi në rrjetë golin e dytë personal (65′).

E tëra që arriti të bëjë Leeds United ishte goli i nderit i shënuar nga Pascal Strujik me kokë pas harkimit të Sam Greenwood (74′).

Pas kësaj fitore së rëndësishme, Man City rikthehet në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë të mbledhura, pesë më pak se lideri Arsenali, derisa Leeds United renditët në pozitën e 15-të me 15 sosh.

Manchester City në xhiron e radhës do ta pres Evertonin, derisa Leeds do të përballet me Newcastle Unitedin.

/GazetaSinjaliSport/