Manchester City është shokuar nga Wolves e cila e ka mposhtur në shtëpi të saj me rezultat 0 me 2.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 80 nga Traore, ndërsa në minutën e 94’ Traore shënoi përsëri për t’i shkaktuar humbjen e radhës Manchester Cityt.
Me këtë humbje City ka mbetur 8 pikë prapa Liverpool-it në vendin e dytë, me një pikë më shumë se Arsenali në vendin e tretë./Gazeta Sinjali/