image Manchester City shënon fitoren e gjashtë radhazi

Futboll

Manchester City shënon fitoren e gjashtë radhazi

news image

Manchester City ka vazhduar me formën e lartë në Premier Ligë, duke regjistruar sonte edhe fitoren e gjashtë radhazi, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka trimfuar si vendase ndaj Aston Villas.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Etihad Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 2-0.

Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan (nga penalltia) shënuan golat e fitores për ‘Qytetarët’ në minutat 79 dhe 89.

Manchester City tani ka 38 pikë dhe prin në tabelë, së paku derisa Manchester United ta zhvillojë ndeshjen e sontme ndaj Fulhamit.

Kurse, Aston Villa mbetet me 26 pikë dhe zë pozitën e 11-të në tabelë.

/Sporti në Sinjali/.