Manchester City ka vazhduar me formën e lartë në Premier Ligë, duke regjistruar sonte edhe fitoren e gjashtë radhazi, shkruan Sporti në Sinjali.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka trimfuar si vendase ndaj Aston Villas.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Etihad Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 2-0.
Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan (nga penalltia) shënuan golat e fitores për ‘Qytetarët’ në minutat 79 dhe 89.
Manchester City tani ka 38 pikë dhe prin në tabelë, së paku derisa Manchester United ta zhvillojë ndeshjen e sontme ndaj Fulhamit.
Kurse, Aston Villa mbetet me 26 pikë dhe zë pozitën e 11-të në tabelë.