Ekipi anglez, Manchester City thuhet se është afër marrëveshjes për qendërmbrojtësin e Benfica-s, Ruben Dias, raporton Sport Bible, transmeton Sinjali Sportiv.
Duke parë që Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Jules Kounde i Sevillas dhe madje ishte lidhur me një lëvizje të madhe parash për mbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Gimenez, tani raportet e përhapura në Portugali thonë se City është në prag të marrjes së portugezit për një shumë midis 60 dhe 65 milionë euro.
23-vjeçari Dias, me mbi 100 paraqitje tek Benfica, ka qenë i lidhur shumë me një lëvizje në Premier League kohët e fundit.
Nëse City është në gjendje ta kryejë marrëveshjen dhe të sigurojë objektivin e tij, ai do të bëhet nënshkrimi i tyre i tretë në afatin kalimtar pas transferimit të Nathan Ake me një çmim prej 43 milionë eurove nga Bournemouth dhe marrëveshjes prej 23 milionë eurove për Ferran Torres nga Valencia. /Sinjali Sportiv/