image Manchester City pastër fiton ndaj Brentfordit

Futboll

Manchester City pastër fiton ndaj Brentfordit

news image

Manchester City zhvilloi ndeshjen e xhiros së 24-të në Premier League ndaj Brentfordit, shkruan Sinjali Sport.

Citizens mposhtën londinezët në “Etihad Stadium”, me rezultat të pastër 2-0.

Riyad Mahrez dhe Kevin de Bruyne i realizuan golat te qytetarët, në këtë fitore.

Skuadra e Guardiolës iu rikthye fitoreve, pas barazimit në javën e 23-të me Southamptonin.

Manchester City kryeson në elitën angleze me 60 pikë, kurse të inkuadruarit në ligë këtë sezon, Brentfordi, kanë 23 pikë në vendin e 14-të. /Gazeta Sinjali Sporti/