image Manchester City i ofron kontratë të re qendërmbrojtësit

Futboll

Manchester City i ofron kontratë të re qendërmbrojtësit

news image

Manchester City është në bisedime me mbrojtësin Ruben Dias, të cili i ka ofruar kontratë të re.

Portugezi u transferua te skuadra angleze nga Benfica në verën e vitit të kaluar, por paraqitjet e tij të mira, e kanë detyruar Cityn që t’i ofrojë kushte më të mira financiare.

Sipas “The Sun” klubi anglez po kërkon t’ia zgjasë kontratën Diasit deri në vitin 2027. Kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2026.

Për 24-vjeçarin, Man City i ka paguar Benficas 68 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/