Manchester City është në bisedime me mbrojtësin Ruben Dias, të cili i ka ofruar kontratë të re.
Portugezi u transferua te skuadra angleze nga Benfica në verën e vitit të kaluar, por paraqitjet e tij të mira, e kanë detyruar Cityn që t’i ofrojë kushte më të mira financiare.
Sipas “The Sun” klubi anglez po kërkon t’ia zgjasë kontratën Diasit deri në vitin 2027. Kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2026.
Për 24-vjeçarin, Man City i ka paguar Benficas 68 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/