image Manchester City gjen zëvendësuesin e Fernandinhos

Futboll

Manchester City gjen zëvendësuesin e Fernandinhos

news image

Manchester City është afër nënshkrimit të sulmuesit të Dortmundit, Erling Haaland, por ‘Daily Telegraph’ raporton se klubi gjithashtu dëshiron të sjellë mesfushorin e West Ham, Declan Rice për të zëvendësuar Fernandinhon.

Rice, 23 vjeç, konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë defanziv në Evropë dhe thuhet se ka refuzuar tre oferta për rinovim të kontratës nga West Ham pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

West Ham mund të jetë ende në gjendje t’ia ofrojë këtë ndërkombëtarit anglez nëse fiton Ligën e Evropës, por duhet të kalojë një gjysmëfinale kundër Eintracht Frankfurt fillimisht.

“Hammers” gjithashtu kërkojnë një çmim të shtrenjtë prej 150 milion funteve për Rice, një shifër që vetëm Man City mund të përballojë ta paguajë.

/GazetaSinjaliSport/