image Manchester City e shkatërron Leedsin, shënon 7 gola nuk e pëson asnjë

Futboll

Manchester City e shkatërron Leedsin, shënon 7 gola nuk e pëson asnjë

news image

Manchester City e ka demoluar Leeds United në kuadër të xhiros së 17-të që zhvillohet në këtë mesjavë, raporton Sinjali Sport.

Citizens mposhti në stadiumin “Etihad” skuadrën e Leedsit me rezultat të thellë 7-0.

De Bruyne me dy gola, Foden, Mahrez, Grealish, Stones dhe Ake ishin realizatorët në këtë dominim të vendasve.

Lideri dhe kampioni në fuqi vazhdon me fitore që ta mbajë kreun, pasi në rast se do të dështonin, dy rivalët Liverpool dhe Chelsea mund ta kishin zbritur në pozitat më poshtë.

Skuadra e Guardiolas ka 41 pikë në vendin e parë, përderisa ajo e Bielsas ka 16 pikë në pozitën e 15-të. /Gazeta Sinjali Sporti/