image Manchester City dhe Sporting Lisbon kryejnë punë me lehtësi në udhëtim

Futboll

Manchester City dhe Sporting Lisbon kryejnë punë me lehtësi në udhëtim

news image

Manchester City i është rikthyer fitoreve në Champions League, shkruan Sinjali Sport.

Anglezët demoluan Clube Brugge në udhëtim me rezultat të thellë 1-5.

Pep Guardiola me skuadër ishin në ditën e tyre, ku përpos golave, dominuan në çdo aspekt.

Cancelo, Mahrez dy herë, Walker dhe Palmer ishin realizatorët për mysafirët në këtë ballafaqim.

Hans Vanaken në anën tjetër e shënoi golin e nderit për vendasit.

Me këtë fitore City ngritët në pozitën e parë me 6 pikë, kurse Brugge me 4 pikë janë në vendin e tretë .

Ndeshje tjetër në orarin e parë ishte mes Besiktasit e Sporting Lisbonës.

Skuadra portugeze e shkatërroi atë turke me rezultat 1-4.

Mysafirët i shënuan golat me Coates që i dha dy gola, Sarabia dhe Paulinho me nga një tjetër.

Për vendasit golin e vetëm e shënoi Larin.

Kjo ishte fitorja e parë për Sportingun, ku arkëton tre pikë në pozitën e tretë në  grupin C, kurse Besiktas ende nuk ka asnjë pikë në fund të grupit. /Gazeta Sinjali Sporti/