image Man Utd arrin marrëveshje të plotë me Barçën për De Jong

Futboll

Man Utd arrin marrëveshje të plotë me Barçën për De Jong

news image

Manchester United ka arritur marrëveshje të plotë me Barcelonën për Frenkie De Jong.

Pas bisedimeve të mëtejme, gazetari italian, Fabrizio Romano ka theksuar se tani marrëveshja e plotë është arritur mes dy klubeve.

Tarifa përfshin vlerën e 85 milionë eurove, 75 milionë prej të cilave janë të garantura, dhe 10 milionë të tjera shtesa.

Megjithatë, sipas Romanos, problemi mbetet tek futbollisti pasi nuk është dakorduar për kushtet personale.

De Jong ka ende prioritet qëndrimin në Barcelonë.

/GazetaSinjaliSport/