image Man United po konsideron shkëputjen e kontratës me Ronaldon nëse portugezi nuk ndryshon qasje

Futboll

Man United po konsideron shkëputjen e kontratës me Ronaldon nëse portugezi nuk ndryshon qasje

news image

Manchester United është duke konsideruar shkëputjen e kontratës me yllin portugez.

Portugezi ka kërkuar largim nga Manchester United këtë sezon, pasi dëshiron që të luajë në garat e Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” sidoqoftë kanë hezituar që ta lënë të largohet portugezi, duke dëshiruar qëndrimin e tij në skuadër pasi është ende nën kontratë

Siç raporton ‘SkySports’, Manchester United mund t’i duhet të shqyrtojë shkëputjen e kontratës së Cristiano Ronaldos nëse nuk shohin një ndryshim në qëndrimin e tij.

Man United nuk e ka nisur aspak mirë sezoni ne ri të Premier League, duke humbur dy ndeshjet e para të kampionatit, e fundit e cila erdhi nga Brentford duke u demoluar me rezultat 4-0.

/GazetaSinjaliSport/