Skuadra e Manchester United ka marrë një lajm jo të mirë nga Eric Bailly shkaku i lëndimit në gju.
Mbrojtësi pësoi lëndim në përballjen ndaj Tottenham Hotspurit në kuadër të ndeshjeve parasezonale.
Bailly pritej që të ishte lider në mbrojtjen e Djajve të Kuq për këtë sezon, mirëpo siç duket se gjysma e edicionit për të ka mbaruar.
Ashtu siç raportojnë mediat botërore thuhet se stafi mjekësorë ka konfirmuar mungesën e lojtarit deri në vitin 2020.
25-vjeçari e kishte kaluar me sukses operacionin dhe pritej të kthehej në skuadër, por që tani ka ndryshuar situata.
Manchester United nuk do të mund të llogarisë në Baillyn deri në muajin janar apo shkurt të vitit 2020.