image Man City nuk gabon, fiton me 'manita' dhe shkëputet në 3+ pikë ndaj Liverpoolit

Futboll

Man City nuk gabon, fiton me ‘manita’ dhe shkëputet në 3+ pikë ndaj Liverpoolit

news image

Man City nuk ka lënë të ndodhë ndonjë befasi, duke e mposhtur thellë skuadrën e Newcastle United, transmeton Sinjali Sport.

“Citizens” triumfuan në Etihad me rezultat 5-0.

Golat për vendasit u realizuan nga Raahem Sterling 19′ 90′, Aymeric Laporte 38′, Rodri 61′ dhe Foden 90′.

Me këtë fitore, Man City shfrytëzon gabimin e Liverpoolit duke u shkëputur në 3+ pikë tani nga ‘The Reds’.

Skuadra e Pep Guardiolas tani arrin në kuotën e 86 pikëve, karshi Liverpoolit me 83, teksa kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund.

/GazetaSinjaliSport/