image Man City niset drejt Lisbonës me 22 futbollistë, mungojnë Grealish e Jesus

Futboll

Man City niset drejt Lisbonës me 22 futbollistë, mungojnë Grealish e Jesus

news image

Manchester City nesër do zhvillojë një sfidë jo të vështirë në ‘letër’ ndaj Sporting CP në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

“Qytetarët” kërkojnë vetëm fitore ndaj portugezëve në mënyrë që të jenë më pranë çerekfinales.

Tashmë, Man City ka publikuar listën e 22 lojtarëve që do udhëtojnë për në Portugali, ku vërehet mungesa e Jack Grealish dhe Gabriel Jesus.

Lista e plotë:

Ederson, Carson, Slicker; Cancelo, Dias, Stones, Mbete, Ake, Laporte, Zinchenko; Lavia, Rodri, Fernandinho, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, McAtee; Mahrez, Kayky, Foden, Delap, Sterling.

/Gazeta Sinjali Sporti/