Manchester City ka realizuar golin e katërt ndaj Sportingut në fazën e 1/8-ës në Ligën e Kampionëve.
Qytetarët janë duke e demoluar skuadrën nga kryeqyteti portugez me rezultat të thellë 0-4.
Bernardo Silva me golin e dytë personal shënoi për pokerin në minutën e 44-të, duke shkuar në pushim me epërsi të madhe.