image Man City identifikon mbrojtësin e ri për pozitën e krahut të majtë, pas dështimit me Cucurellan

Futboll

Man City identifikon mbrojtësin e ri për pozitën e krahut të majtë, pas dështimit me Cucurellan

news image

Manchester City ka identifikuar mbrojtësin e majtë si mundësi transferimi për këtë verë.

Kampioni anglez raportohet se është në negociata për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë 21-vjeçar të Anderlecht, Sergio Gomez, ka kuptuar The Athletic.

Gomez, të cilin City e ka skautuar tash e një kohë, shihet si një talent zhvillimi me potencial të lartë, transmeton Sinjali Sport.

Kampionët e Premier League mbeten në treg për një mbrojtës të majtë, pas largimit të Oleksandr Zinchenkos në drejtim të Arsenalit.

City ishte e përgatitur të paguante rreth 40 milionë funte për Marc Cucurellan, por Brighton nuk ishte e gatshme të ulte vlerësimin e tij prej 50 milionë funtesh, dhe Chelsea tani po punon për të siguruar reprezentuesin spanjoll.

Gomez ka qenë i rregullt në skuadrën e parë për skuadrën e ligës belge Anderlecht që kur iu bashkua atyre nga Borussia Dortmund në qershor 2021.

Gomez e filloi karrierën e tij te Barcelona dhe është gjithashtu një lojtar i rregullt për U-21 të Spanjës, duke shënuar katër gola në pesë paraqitje ndërkombëtare. Ai është gjithashtu i aftë të operojë në një rol të avancuar në mesfushë.

/GazetaSinjaliSport/