image Man City bindshëm e mposhtë Fulhamin, kalon tutje në FA Cup

Futboll

Man City bindshëm e mposhtë Fulhamin, kalon tutje në FA Cup

news image

Manchester City është kualifikuar në fazën e 1/8-ës së FA Cup, raporton Sinjali Sport.

Citizens pa ndonjë problem e eliminuan Fulhamin me rezultat bindës 4-1.

Edhe pse mysafirët e nisën të parët më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Fabio Carvalhon, ajo ishte e tëra.

Vendasit nuk vonuan dhe barazuan me Gundoganin, e më pas avancuan me John Stones.

Pastaj Riyad Mahrez e thelloi avantazhin për qytetarët duke shënuar dy golat e fundit.   /Gazeta Sinjali Sporti/