Komuna e Malishevë ka njoftuar se ka vendosur për shfuqizimin apo heqjen e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së Covid-19 në Komunën e Malishevës dhe se tani mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë
Lajmi është bërë i ditur nga vetë komuna përmes një komunikate drejtuar mediave. Në mbledhjen e Shtabit Komunal dhe Komitetit Emergjent është kërkuar që Malisheva të dal nga karantina.
“Në këtë mbledhje, ishte kërkesë unanime që Ministria e Shëndetësisë ta largoj karantinën e vendosur për tërë territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa lagjet apo shtëpitë e caktuara të mbahen në vëzhgim sipas situatës që mund të krijohet”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Komuna e Malishevës, ka vendosur për shfuqizimin e apo heqjen e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës dhe tani mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky vendim është marrë, në takimin e sotëm të zgjeruar të Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës me Covid-19 në Malishevë dhe Komitetit Emergjent. Po ashtu në këtë takim u kërkua nga të gjitha subjektet afariste, që të mos i lejojnë klientët brenda objekteve, pa pajisje mbrojtëse, maska dhe dorëza.
Në këtë mbledhje, ishte kërkesë unanime që Ministria e Shëndetësisë ta largoj karantinën e vendosur për tërë territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa lagjet apo shtëpitë e caktuara të mbahen në vëzhgim sipas situatës që mund të krijohet.
Të gjitha këto vendime dhe kërkesa erdhën, pas shqyrtimit të situatës me Covid-19, në Komunën e Malishevës, ku u vlerësua se situata është stabilizuar në të gjitha rastet e burimeve të infeksionit, ndërsa rastet e raja që eventualisht mund të shfaqen, atëherë të izolohen familjet, apo rrugët e lagjet e caktuara.