image Malisheva me masa të reja emergjente, ndryshon "ora policore"

Kosovë

Pandemia/ Malisheva me masa të reja emergjente, ndryshon “ora policore”

news image

Sot gjatë ditës janë vendosur kufizime të reja të lëvizjes në Malishevë, pasi që kjo komunë deri sot ka shënuar më së shumti raste të të infektuarve me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.

Në Malishevë është marr vendimi që nga ora 14:00 deri në ora 06:00, qytetarët të qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpi.

Ndërsa, dëri më tani kufizimi i lëvizjes ka qenë nga ora 17:00 deri në 06:00, siç edhe vazhdon të jetë në gjithë qytetet e tjera të Kosovës.

Në rajonin e Malishevës numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 66, ndërsa mbrëmë ka ndërruar jetë edhe pacientja e parë nga kjo komunë./ Gazeta Sinjali/