image Malisheva bën përgatitjet për dezinsektimin e rriqrave

Kosovë

Malisheva bën përgatitjet për dezinsektimin e rriqrave

news image

Shtabi komunal i Malishevës për menaxhimin e situatës me endeminë e Etheve Hemorragjike Krime Kongo, ka mbajtur sot takimin e radhës ku është diskutuar për përgatitjet lidhur me fillimin e dezinsektimit kundër rriqrave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në këtë takim u vlerësua se situata është e qetë por për mbajtjen në kontroll të kësaj situate, duhet marrë masa parandaluese, që janë kompetencë e komunës.

“Edhe në këtë takim, shtabi komunal emergjent, ka shprehur pakënaqësinë lidhur me mos zhvillimin e procesit të repelimit të kafshëve, që është kompetencë e Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, që tani e tri vite me radhë nuk janë duke e realizuar repelimin e kafshëve, e që konsiderohet si masa më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës./Gazeta Sinjali/