Manchester City pritet t’i ofrojë kontratë të re Riyad Mahrezit.
Kontrata e algjerianit përfundon në vitin 2023 dhe City ka vendosur ta shpërblejë sulmuesin anësor pas paraqitjeve të mira në sezonin e kaluar.
Mediat britanike raportojnë se “Citizens” së shpejti do të nisin negociatat me përfaqësuesit e lojtarit.
Pep Guardiola i ka treguar klubit se e vlerëson lojtarin dhe ende llogarit në shërbimet e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/