Duke mbajtur në duar, fotografi të presidentit Emmanuel Macron me kokë poshtë, aktivistë ne mbrojtje të klimës protestuan të dielën në Paris. Pranë të famshmes, kulla Eifel ata denoncuan mungesën e veprimit sa i përket klimës.
“Duhet t’i kujtojmë Macron se Franca nuk po i përmbahet angazhimeve të marrëveshjes për klimën. Nga njëra ana, Macron e portretizon veten si mbrojtës të klimës, por nga ana tjetër ai nuk po zbaton një politikë reale që do të pengonte ngrohjen globale”, tha Pauline Boyer, aktiviste.
Aktivistët thonë se portretet janë vjedhur nga bashki të ndryshme përgjatë muajve të fundit, ndërsa stafi i tyre u është bashkuar protestave kundër reformave të Macron.
Demostrata e së dielës përkoi me samitin vjetor të klimës në Madrid, i çelur në 2 dhjetor. Siç bëri të ditur këshilli klimatik francez, vendi nuk po arrin t’i përmbushë angazhimet e marra në kuadër të marrëveshjes së Parisit dhe emetimet e karbonit nuk po reduktohen. Që kjo të ndodhë, qeverisë i duhet të trefishojë përpjekjet. Në fund të samitit për klimën në Madrid në 13 dhjetor, negociatorët shpresojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet mbi mënyrën se si të implementojnë marrëveshjen e Parisit, për të parandaluar ngrohje katastrofike globale.