image Lufta mes Atleticos e Cityt vazhdoi në tunel, futbollisti e gjuan me shishe lojtarin e Cityt dhe tenton t'i vërsulet (VIDEO)

Futboll

Lufta mes Atleticos e Cityt vazhdoi në tunel, futbollisti e gjuan me shishe lojtarin e Cityt dhe tenton t’i vërsulet (VIDEO)

news image

Manchester City u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët” morën një barazim në ndeshjen e dytë në Spanjë, duke barazuar 0-0, por epërsia 1-0 në favor të anglezëve në sfidën e parë në Etihad bëri që skuadra e Guardiolas të kalojë tutje, shkruan Sinjali Sport.

Sidoqoftë, në fund të ndeshjes u panë tensione të mëdha në fushë, teksa futbollistët spanjoll i lëshuan nervat.

Në një moment në minutën e fundit të kohës së rregullt, mesfushori anglez Foden u ankua për një ndërhyrje ndaj futbollistit të Atleticos, teksa futbollisti serb Savic mundohet ta tërheq zvarrë anglezin.

Lufta si duket ka vazhduar edhe në tunel, teksa futbollisti i Atleticos, Šime Vrsaljko hodhi shishe në drejtim të lojtarëve të Man Cityt, teksa mundohet t’i vërsulet fizikisht një futbollisti.

Më poshtë gjeni pamjet.

/GazetaSinjaliSport/