image Los Angeles i takon ‘Lakers’-ve, Lebron James me shokë dalin faqebardhë nga palestra

Basketboll

Basketboll/ Los Angeles i takon ‘Lakers’-ve, Lebron James me shokë dalin faqebardhë nga palestra

news image

Derbi i Los Angeles i ka takuar Lebron Jamesit me shokë.

LA Lakers arritën të mposhtin rivalin e qytetit, LA Clippers me rezultat 103-112, transmeton Gazeta Sinjali.

Lojtari më i mirë tek Lakers ishte Anthony Davis me 30 pikë 8 kërcime e 2 asistime. Ndeshje të mirë pati po ashtu Lebron James me 28 pikë, 7 kërcime e 9 asistime.

Tek Clippers u dallua Paul George me 31 pikë e 6 asistime dhe Leonard me 27 pikë.

Me këtë fitore, Lakers konfirmojnë formën e mirë që e kanë para fillimit të ‘Play off’. /Gazeta Sinjali/