image Davis pëson dy lëndime në humbjen e Lakers ndaj Timberwolves - Sinjali

Davis pëson dy lëndime në humbjen e Lakers ndaj Timberwolves

news image

Një ndër basketbollistët më të mirë në NBA, Anthony Davis, ka pësuar një tjetër lëndim gjatë përballjes së Lakers ndaj Timberwolves.

Lëndimet e shpeshta të basketbollistit po e vënë në pikëpyetje vazhdimin e karrierës.

Davis nuk do të mund ta ndihmojë tani LeBron James në misionin e vështirë për të rikthyer titullin e kampionit.

Mbrëmë, Davis së pari dëmtoi kyçin e djathtë të këmbës, kurse më pas gjurin e majtë.

Njëri lëndim erdhi në çerekun e parë derisa lojtari kërceu dhe ra në këmbën e kundërshtarit, kurse tjetri lëndimi që e largoi nga ndeshja ishte në çerekun e tretë, në duel me Jaden McDaniels.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin