image LeBron James me përgjigje serioze për pyetjen se a do të luajë bashkë me djalin e tij në NBA

Basketboll

LeBron James me përgjigje serioze për pyetjen se a do të luajë bashkë me djalin e tij në NBA

news image

LeBron James ka folur edhe një herë për mundësinë që ai të luajë së bashku me djalin e tij në NBA.

James ka sqaruar se cilat janë gjasat që ai të jetë në të njëjtën ligë me djalin e tij. Këto komente ai i ka dhënë pasi shikoi djalin e tij teksa luante në Staples Center gjatë së shtunës.

Bronny pati një paraqitje të mirë në arenën e Lakers dhe bëri krenarë LeBronin. Por, a do të luajnë ata së bashku?

“Absolutisht. Djali im po punon shumë”, ka thënë LeBron, i pyetur nëse ka gjasa që ata të luajnë së bashku, pse jo te Lakers.

“Ëndrra e tij është të luajë në NBA – kjo është për çfarë ai shpreson. Të jetë në NBA”, shtoi James.

LeBron James ka bërë një nga karrierat më të mira që NBA ka parë. Për shumë kë ai është më i miri i të gjitha kohërave. Tani, ai duket se do ta lë një pasues të tij, për ta bërë telashe ligën edhe për disa vite. /Gazeta Sinjali Sporti/