Reperja e njohur kosovare, Loredana ka ndarë së fundmi disa foto nga vendlindja e saj duke treguar se ka udhëtuar sërish drejt Kosovës.
Ajo shfaqet në aeroport dhe më pas në mal duke huazuar dhe pasionin e fundit të Mozzik i cili ka ngjitur alpe të ndryshme.
“Kthim tek rrenjët”, ka shkruar Loredana krah postimit të fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e ndjekësve të reperes.
Kujtojmë se javët e fundit Loredana dhe Mozzik kanë qenë kryefjala e mediave rozë për shkak se u fotografuan duke darkuar së bashku me Kidën.
Dyshja ka lënë të kuptohet se tashmë janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin, ndonëse vetë ata kanë zgjedhur mos të pohojnë ende asgjë publikisht. /Gazeta Sinjali/