Loredana Zefi muaj më parë u bë top-temë e medieve rozë, për shkak të akuzave të një çifti zviceran.
Çifti zviceran e akuzuan reperen për mashtrim dhe zhvatje parash, por krahas gjthë këtyre ajo nuk u ndal.
Ajo ka pak ditë që publikoi albumin e ri me titull “King Lori”, i cili po pritet shumë mirë nga publiku.
Loredana i është drejtuar së fundi fansave përmes një statusi të gjatë, ku flet rreth asaj se çfarë kaloi gjatë këtij viti.
“Kaq shumë gjëra kalova gjatë këtij viti. Kam parë shumë të mira dhe shumë të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë urrejtje. Kaq shumë zili dhe unë vazhdoj të qëndroj këtu dhe dua t’ju falënderoj ju për këtë. Nuk mund të flas shumë, por ju e shikoni gëzimin në fytyrën time. I urrej shkrimet emocionale, megjithatë ju betohem se ju dua. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/