image Loredana protagoniste e revistës së njohur gjermane

Bota e Yjeve

Showbiz/ Loredana protagoniste e revistës së njohur gjermane

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Loredana Zefi është duke shënuar suksese të njëpasnjëshme në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Artistja është tejet e kërkuar në Gjermani dhe Zvicër, ku mban koncerte të shumta muzikore, transmeton Gazeta Sinjali.

Krahas koncerteve, rep-artistja është tejet e përfolur edhe në mediat e këtyre shteteve. Së fundmi, Loredana është shfaqur në kopertinën e revistës së njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” për muajin shkurt.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë se pjesë e kësaj reviste më herët është bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa./Gazeta Sinjali/