Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Loredana Zefi, ka zbuluar se ka bërë një tatuazh të ri.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 2.5 milionë ndjekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në imazhin e postuar shihet se tatuazhin rep-artistja e ka bërë në shpinë dhe ka vendosur të shkruajë “Selfmade millionaire”, ku tregon se me punë ka arritur të bëhet milionere.
Loredana njihet si njëra nga artistet që i do shumë tatuazhet, pasi ka shumë të tilla gjithandej trupit.
Ndryshe, “Mit Dir” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga numëron mbi 8 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/