Reperja e njohur Loredana ka njoftuar të gjitha përdoruesit e Youtube dhe gazetat se ditën e enjte do të bëjnë para.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke njoftuar se të njëjtën ditë do të publikoj këngën ‘Angst’ (Frikë), shkruan Gazeta Sinjali.
“Çdo ditë nga një skandal! Të gjithë youtubers dhe gazetat, të enjtën 23:59 do të bëni para”, ka qenë mbishkrimi i reperes.
Sukseset e saj nuk kanë të ndalur, kjo vërehet dukshëm edhe në Spotify ku Loredana është artistja më e dëgjuar në Zvicër.
Më 29 shkurt ka qenë pjesë e “Swiss Music Award” ku fitoi edhe një çmim e poashtu performoi disa nga këngët e saj./Gazeta Sinjali/